Monako humb kundër Lionit, PSG shpallet kampion nga “divani”. Parizienët marrin titullin e 12-të në histori

PSG-ja është shpallur matematikisht kampione e Francës.

Parizienët festuan titullin e tretë radhazi dhe të 12-in në histori. Pas humbjes 3-2 të Monakos në transfertën e Lionit, PSG-ja fiton titullin pa luajtur fare.

Ky është trofeu i dytë sezonal për francezët, pas Superkupës së fituar në fillim të këtij viti ndaj Tuluz. PSG është në lojë edhe për dy trofe të tjerë, me finalen e Kupës ndaj Lionit dhe Championsin, aty ku skuadra e Luis Enrikes do të luajë në gjysmëfinale kundër Borusia Dortmundit.

Artikulli paraprak7400 fëmijë me probleme në shikim/ Gjatë tetë muajve u testuan 55 mijë fëmijë, mjekët: Problem telefonat, miopia ka rritje alarmante
Artikulli tjetërBE prezanton risi nga viti 2030, ushqimi në tregje do të duket ndryshe