Mogerini e pranon: Nuk i bindim ne vendet e BE për krimin e organizuar në Shqipëri, ata vendosin

Komisionerja me Jashtë, Mogerini dhe Komisioneri për Zgjerimin, Hahn i kanë propozuar Këshillit Europian që përbëhet nga 28 vendet anëtare të BE hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Pyetjes së bërë nga gazetarja se si Komisioni mendon se do të bindë Gjermaninë dhe Francën për miratuar hapjen e negociatave më Shqipërinë në një kohë që ka problem të theksuara me krimin e organizuar, Komisionerja Mogerini tha se nuk i takon Komisionit Europian të bindë vendet e BE në lidhje me këtë çështje. Mogerini tha se do të jenë këto vende në Këshillin Europian që do të votojnë për të hapur ose jo negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Hahn tha se do të ketë një përkjeje për të bindur vendet e BE në këtë drejtim dhe se kjo do të kërkojë kohën e vet.
Deklarata e Mogerinit e bën të qartë se ndonëse Komisioni Europian ka propozuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, kjo nuk do të kalojë lehtë nga vendet anëtare të BE.

Gazetarja: Kush do të jetë strategjia për të bindur shtetet e mëdha në Këshillin Europian, Gjermaninë dhe Francën që kanë skepticizëm për krimin e organizuar në Shqipëri?
Mogherini: Nuk ka shtete të mëdha apo të vogla. Jemi 28. Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin Europian sepse jemi dy organizma institucionale të veçanta. Mendoj se dokumenti që kemi miratuar sot tregon në mënyrë faktike dhe mjaft kritike situtatën sic ka qenë si është dhe përmirësimet e mëtejshme dhe rezultatet e arritura. Vendimi që morëm sot për t’i rekomanduar Këshillin për të hapur negociatat bazohen në vlerësime mjaft të rrepta rigoroze të progresit që është bërë në raport me rekomandimet e mëparshme.
Kemi vënë re se rezultatet po vijnë dhe mesazhet që ne po përcjellim sot është se vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë me reformat. Thellimi i reformave do të jetë thelbësore. Ne pranojmë se rekomandimet janë ndjekur. I takon shtetet anëtarë për të vlerësuar progresin e bërë dhe të marrin vendimin.
Sot në mbrëmje Mogherini do të udhëtojë drejt Tiranës, Shkupit, Podgoricë dhe Beograd

Mogherini: I takon shtetet anëtarë për të vlerësuar progresin e bërë dhe të marrin vendimin
Partnerët në rajon kanë kryer reforma mjaft të rëndësishme në të gjitha fushat dhe kanë modernizuar ekonomitë e tyre. Nga 6 partnerë të Ballkanit Perëndimor, 2 vende Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë në negiociata. Sot komisioni rekomandon që Këshilli të vendosë të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po kështu po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnjë Hercegovinën, po kështu edhe me Kosovën po punojmë për një progres në bazë të marrëveshjes së stabilizim asocimit që kemi me ta. Natyrisht vazhdojmë dhe personalisht vazhdoj që të lehtësoj marrëdhëniet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, përfshi edhe arritjen e një marrëveshje ligjore.
Ky është një proces kështu që ruajtja dhe thellimi i reformave aktuale duhet të vijojë në të gjitha vendet partneret dhe në të gjitha fushat sidomos në fushën e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, institucionet demokratike dhe reformës në administratën publike, zhvillimi ekonomik dhe rritja e konkurrueshmërisë. Vendet duhet dhe jam e sigurt që do të sigurohen që reformat do zbatohen në mënyrën e duhur dhe do të dëshmojnë një historik rezultatash konkrete jo sepse e kërkon Burkseli, por janë qytetarë te Rajonit që presin këtë nga institucionet e tyre.
Është koha që të investojmë më shumë ne shtegun e reformave që i sjellin përfitime qytetarëve të rajonit. Vecanërisht kur flasim për politikën e zgjerimit të Ballkanit, unë mendoj se kthehemi tek kuptimi real i projektit të BE që është ofrimi i instrumenteve për pajtim dhe paqe në kontinentin tonë.
Muajit në vijim do të jenë intensive, do të ketë sfida si gjithmonë në Europë dhe Ballkan por ashtu sic kemi arritur në këto 3.5 viteve besoj se vendosmëria jonë e përbashkët dhe mbështetja e njerëzve tanë do të na lejojnë të bëjmë një progres të mëtjeshëm në drejtimin e përbashkët.
Vendimi që morëm sot për t’i rekomanduar Këshillin për të hapur negociatat bazohen në vlerësime mjaft të rrepta rigoroze të progresit që është bërë në raport me rekomandimet e mëparshme.
Kemi vënë re se rezultatet po vijnë dhe mesazhet që ne po përcjellim sot është se vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë me reformat. Thellimi i reformave do të jetë thelbësore. Ne pranojmë se rekomandimet janë ndjekur. I takon shtetet anëtarë për të vlerësuar progresin e bërë dhe të marrin vendimin.

Artikulli paraprakGjermanët e CDU/CSU janë skeptik për zgjerimin dhe kritik për hapjen e negociatave, Basha: Mision i vështirë
Artikulli tjetërMacron kundër anëtarësimeve të reja në BE: Nuk po funksionojmë me 28 anëtarë jo me 30