Mjekët në protestë për shpërblimin: Kemi qenë në ballë të Pandemisë, na mashtruan…

Mjekët dhe personeli që kanë shërbyer në inspektoratin e higjienës gjatë periudhës së pandemisë kërkojnë pagën e shpërblimit të premtuar nga kryeministri Rama në masën 1000 euro për mjeket dhe 500 euro për infermieret dhe personelin ndihmës.

Kërkesa në fjalë vjen nga personeli i Durrësit, të cilët kanë qenë të parët që janë përballur me raste të shumta të personave që kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë rezultuar pozitiv me covid-19.

Kreu i konfederatës së mjekëve në qarkun Durrës Zija Alhysa shprehet se kryeministri duhet të mbajë fjalën pasi personeli ynë ka qenë në ballë të kësaj pandemie.

“Për kërkesat që kanë punëtorët për shpërblimet. Këtu nuk kanë marrë ata që duhet, por ata që duan drejtuesit. Drejtoresha nuk na jep as listën kush ka marrë. Në vijnë kufitare kam qenë nga 29 janari, bashkë me shokët e mi. Asnjë nga vija e parë në det nuk ka marrë, ka adhur një urdhër nga ministria, nuk ka emra. Këta nuk e pranojnë. Një urdhër tjetër nuk ka asnjë zbatim nga drejtoresha jonë. Është vetëm për fotografi”.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe mjeku Nestor Memsuri i cili thekson se janë shumë persona që janë marr me gjurmimin e çdo rasti pozitiv duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Kemi dalë për mosorganizimin e punës siç duhet. Mos respektimin e etikës, ashtu siç duhet dhe mos vlerësimin e punës sonë. Që nga puna që kemi bërë një faleminderit nuk është thënë, nuk është vetëm pjesa e pagesës, është një e tërë”./abcnews.al

Artikulli paraprakRama kërkon zgjedhje pa opozitën, Bylykbashi: Fatura e manipulimit do jetë e gjitha për të
Artikulli tjetërPërplasja për reformën zgjedhore, ndërkombëtarët nuk i përgjigjen Gjiknurit