“Mitsotakis i duhet Beleri në burg”, Kulla: Deri në qershor kur të jenë zgjedhjet europiane në Greqi

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis se Fredi Beleri i duhet në burg. Ai ka theksuar se do që çështja ‘Beleri’ të vazhdojë deri në qershor kur të jenë zgjedhjet europiane në Greqi.

Sipas Kullës, grekët duan ta ndërkombëtarizojë sa më shumë dhe ta çojë në gjykatën e Strasburgut, si çështje të të drejtave të njeriut dhe si çështje politike të Greqisë.

“Tashmë jemi te pika që kjo po kthehet në një luftë polititike. Unë të kam thënë që Athina po mundohet që çështjen ‘Beleri’ ta ndërkombëtarizojë dhe Athinës tani Beleri i duhet në burg. Mundësisht të betohet, por i duhet në burg, se i duhet martir politikë. Deri në qershor kur të jenë zgjedhjet europiane në Greqi, Mitsotakisiti duhet Beleri në burg. Edhe i duhet çështja e Himarës që të mos ketë çështje të tjera të merret dhe mundësisht ta ndërkombëtarizojë sa më shumë, ta çojë dhe në gjykatën e Strasburgut, si çështje të të drejtave të njeriut dhe si çështje politike të Greqisë’, tha ai.

Artikulli paraprakFalimentimi i fjalës
Artikulli tjetërPD, Mirela Karabina: Mashtrimet e Berishës, fshehin pazarin e tij me Edi Ramën