Ministrja kallëzon në Prokurori drejtorin e MAS

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kallëzuar në Prokurori drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie. “Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kallëzimi Penal me Nr. 8012, datë 14.06.2017 për shtetasin Alqi Kushi, me funksion drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie”.
Ministria sqaron se, kallëzimi është bërë për shkak të shkeljeve të rënda ligjore të kryera nga ana e zotit Kushi, në lidhje me moskryerjen dhe mospërmbushjen e detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të ministrit të Arsimit dhe Sportit, të cilat kanë sjellë pengimin e punës në këtë institucion në periudhën e proceseve të rëndësishme sipas kalenderit të MAS.
Sipas dokumentacionit të depozituar në Prokurori, zoti Kushi ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Kryerje të Veprimeve Arbitrare”, “Kanosje për shkak të detyrës” si dhe “Fyerje për shkak të detyrës”.

Artikulli paraprakShkarkarkohet kreu i SHKB të burgjeve
Artikulli tjetërLirohet komandanti i RENEA-s, pas publikimit të skandalit nga Berisha