Mimi, fushatë me mjetet e ushtrisë për votat në Has

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dërgon makinat e ushtrisë për të kryer punime në fshatrat e Hasit në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas dërgimit të një mesazhi në adresë të tij nga një qytetar nga Hasi. Qytetari shkruan se, Mimi Kodheli ka sjellë mjetet e ushtrisë për të mbyllur ca gropa në fshatrat e Hasit në këmbim të votave.
“Ushtri për votë, Ushtri për votë! Turp për votë, turp për votë! Ndrikull Kodheli, që përdori aeroportet e ushtrisë për transport droge, angazhon ushtrinë në fushatë elektorale! I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin ndaj këtyre mercenarëve me uniformë që nuk njohin ligj as nder!”, shkruan Berisha, duke publikuar fotot dhe mesazhin e qytetarit nga Hasi.
“Përshëndetje zoti Berisha! Kjo sapo ndodhi në Has. Mimi Kodheli ka sjellë mjetet e ushtrisë për të mbyllur ca gropa në fshatrat e Hasit në këmbim të votave. Ju lutem anonim”, shkruan qytetari nga Hasi.
Ndërkohë, drejtorët dhe punonjësit e administratës vijojnë të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste. Ish-Kryeministri Berisha që përmes qytetarit dixhital, denoncon me emra punonjësit e administratës në Gjirokastër, që janë përfshirë në mënyrë aktive në fushatë.
“Në Gjirokastër pjesëmarrje masive e administratës dhe punonjësve të tjerë në fushatën elektorale. Në thyerje të kodit elektoral dhe ligjeve të tjera, në fushatë për PS marrin pjesë rregullisht drejtori i Elektrikut, Andi Shkurta, punonjëse e Gjendjes Civile në Libohovë, Zamira Shuti, punonjëset e tatimeve; Jona Kardhashi, Elida Çela dhe Eliza, Dhimo Panajoti i rikthyer në doganë pas shkarkimit për korrupsion. Shkoni fotot dhe lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital!”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakKryepolici i Pukës mbron bandën e fushatës së PS
Artikulli tjetërFaqja e pare