Mijëra tifozë me lot në sy i japin lamtumirën Maradonës

Ashtu si dhe pritej mijëra tifozë po i japin lamtumirën e tyre legjendës së futbollit, Diego Maradona.

Me lot në sy ata po bëjnë homazhe pranë trupit të pa jetë.

Legjenda argjentinase e futbollit dhe fituesi i Kupës së Botës 1986, Diego Maradona, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre pasi pësoi një atak në zemër.

Vdekja e Diego Armando Maradonës ka pikëlluar gjithë popullin argjentinas, ndërkohë që në vendlindjen e tij presidenti Alberto Fernández ka deklaruar tri ditë zie për të nderuar ish-sulmuesin e njohur.

Artikulli paraprakNjë tjetër leshko në qeveri, zv.ministri-Metës: Qeveria ka stres, mos ju sulni…
Artikulli tjetërËshtë e vështirë të jetosh në çadër, por nuk kam ku të shkoj me dy fëmijët, apeli i banores: Vini dorën në zemër!