“Metës i është prerë fletë arresti. Çiftit Meta-Kryemadhi iu refuzohet viza amerikane”, deklarata e fortë e gazetarit

Gazetari Flogert Muça ka bërë deklaratën e fortë në studion e “Quo Vadis”, duke thënë se Ilir Metës i është prerë fletë arresti. Sipas tij, çiftit Meta-Kryemadhi i është refuzuar viza amerikane dhe shumë shpejtë Meta do të prangoset.

“Unë kam thënë nga ata që kam thënë se Ilir Meta nuk është në Shqipëri dhe po Ilir Meta nuk ka qenë në Shqipëri një javë dhe telefonin e ka pasur fikur për 1 javë, ky është fakt. Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit iu është refuzuar viza në SHBA, nuk shkojnë dot. Iu kujtohet ajo shprehja e Ramës me dasht e kalon oqeanin, me dasht nuk e kalojnë dot as njëri as tjetri. Fjalët janë që fletëarrestet për Ilir Metën është prerë, por këtë e kam të pakonfirmuar zyrtarisht, por kam konfirmuar se festat e nëntorit do jenë me Ilir Metën në burg”, thotë ai.

Ai theksoi se mbështetja e SHBA i ka dhënë siguri SPAK për të vepruar dhe kjo siguri ka frikësuar të gjithë politikanët.

Artikulli paraprakIlir Meta mesazh të koduar prokurorëve të SPAK: Kanë problemet e tyre, familje, të afërm…
Artikulli tjetërNallbati përplaset edhe me Klotilda Bushkën te Ligjet: O ti zonjë…