Meta shpërthen kundër Nanos: Ordiner, kur kollitej Doktori largohej nga Tirana, rrinte në kazino…

Meta ka refuzuar të japë koment të gjatë dhe reagim shpjegues ndaj Nanos por i është përgjigjur deklaratës së tij vetëm me një fjali.

“Nuk harxhoj kohë më një njeri si Nano që dha shembullin më të keq në drejtimin e shtetit. Një njeri që rrinte në kazino kur duhet të ishte në drejtimin e qeverisë nuk mund të citojë biblën”-deklaroi Meta.

Më tej, Presidenti e cilësoi Nanon si frikacak dhe që largohej kur “kollitej” Berisha dhe braktiste vendin në momente të vështira.

Karakterin e Nanos, Presidenti e cilësoi si ordiner dhe daljen e tij të fundit në media e bëri shërbimin e radhës ndaj Kryeministrit por që arsyen pse e bëri nuk e dinte.

“Nano kur kollitej Doktori, largohej nga Tirana. Une kurrë nuk kam dhenë shembullin e zyrtarit te larte që braktis institucionet kur sulmohen me arme dhe as nuk kam shkuar në kazino e buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombetare. Si karakter ai mbetet një ordiner, por së çfarë e shtyu t’i bënte shërbimin e radhës kryeministrit këtë unë nuk mund ta di“,- tha kreu i shtetit

Artikulli paraprakRama po gënjen ambasadoren Kim për Tomë Doshin? Foto që zbulon mashtrimin
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Berishës: Në Tiranë pastrimi më i madh i parave në Europë, paratë futen me anije, kontejner…