“Meta, Romeo i Berishës”/ Zekthi: Nuk kanë mbështetje, të dy i bashkon lufta kundër SPAK

Analisti Fitim Zekthi thotë se sjellet e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk janë politike dhe se ai po prodhon një narracion të çuditshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se Meta do të shkojë poshtë ballkonit të ish kryeministrit Sali Berisha, për të forcuar aleancën me Berishën.

Sipas Zekthit, Metën dhe Berishën i bashkon lufta kundër SPAK.

“Metës i shkon ajo që tërë vjeshtës dhe dimrin nuk ishte askund. Pas këtyre heshtjeve të mëdha, Meta doli dhe shpërheu në komunikimin publik ,duke prodhuar një lloj narracaioni të çuditshëm. Do ndryshojë partinë, ka qenë pjesë e një komploti. Në gjykimin tim, kjo është lëvizje me dy kahje. Kahja e parë është politika e njerëzve. Zoti Meta nuk është popullor, nuk e mbështesin njerëzit, prodhon gjeste politike, po nuk kanë të bëjnë me politikën. Mënyra sesi Meta sulmon prokurorinë, jo si Berisha, më ashpër, është një lloj situate që nuk ndodh në vendet demokratike. T’i thuash prokurorit kriminel, trafikant, kjo lloj gjuhe është irracionale dhe e pashpjegueshme.

E para, janë totalisht të zhbalancuar dhe pa përkrahje popullore, dhe e dyta, kanë probleme me SPAK. Te ballkoni po shkon për të çimentuar aleancën me Berishën, ka një emërues të përbashkët, lufta kundër SPAK. Emëruesi i përbashkët është lufta kundër SPAK. Kur nuk ke popullin, kur je nën rrezikun e prokurorisë, kjo situatë po na çon atje”, theksoi ai.

Artikulli paraprakTë arrestuarit e dosjes “5D”/ SPAK merr të pandehur ish-drejtorët e Bashkisë, u komunikon akuzën
Artikulli tjetërXhevat Lloshi: Akademikë ateistë. Si guxoni të përjashtoni fjalën Pejgamber nga fjalori!