Meta: Komplot 20 vjeçar kundër Shqipërisë, që nga telefonata që solli Ramën nga Parisi

Presidenti Meta deklaron se mund t’i dalë zot vetes dhe qytetarëve të vendit.

“Unë kam kohë që luftoj kundër një mafie ndërkombëtare. As nuk më kërcet fare. Unë përsa kam dalë kërtu jo vetëm që i dal zot vetes time, por edhe qytetarëve. Unë jam presidenti i botës për atë që kam të drejtë”, deklaroi presidenti në emisionin “Të paekspozuarit”.

Sipas tij, kjo betejë vjen për shkak të një komploti ndërkombëtar 20 vjeçar kundër Shqipërisë, ku pretendon se është përfshirë edhe kryeministri ndërkombëtar.

“Kemi të bëjmë me një komplot ndërkombëtar 20 vjeçar kundër Shqipërisë. Nga telefonata që e solli nga Parisi, nga uzurpimi i Partisë Socialiste, që ishte përsëri një projeksion duke kapur partinë më të madhe të së majtës në Shqipëri.

Për të vijuar me përjashtimin e Ilir Metës përmes Kongresit të Kongresmenëve nga PS, me ndryshimet Kushtetuese të viti 2008 që shkatërruan balancat dhe shndërruan Parlamentin në këtë lloj që kemi sot pa integritet, tek përpjekjet për ndarjen e Kosovës”, theksoi Meta.

Artikulli paraprakMalltezi denoncon skandalin: Top Channel, 78 milionë lekë në një muaj nga inceneratorët
Artikulli tjetërFaqja e pare