“Meta do të ndahet nga aleanca me Berishën”, Edvin Kulluri: Rama nuk do jetë kryeministër në 2025, do të fitojë opozita

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Kulluri foli në lidhje me situatën në opozitë. Kulluri theksoi se në 2025 opozita do të fitojë zgjedhjet, duke shtuar se kjo e fundit do të bashkohet.

Mes tjerash në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizon se do të jetë kandidat një person, por ka përjashtuar Sali Berishën që ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

“Në vitin 2025 PD do të fitojë zgjedhjet. Opozita duhet dhe do bashkohet. Do jetë një kandidat për kryeministër. Nëse pala tjetër e pranon pse mos të jetë Basha kryeministër. Unë thashë se opozita do të vijë në pushtet, do të përfshihen të gjitha palët.

Ne do bashkohemi pasi bashkimi është e vetmja zgjidhje për të fituar zgjedhjet. Nëse duan të rrinë poshtë ballkonit, le të rrinë por zgjedhjet nuk fitohen kështu. Zgjedhjet nuk fitohen as me 400 mijë dhe as me 500 mijë vota”, -tha ai.

Sakaq Kulluri shtoi se në 2025 Meta do të ndahet nga aleanca me ish-kryeministrin Berisha.

Artikulli paraprakSherri “vdekjeprurës” me Enver Hoxhën/ Zbardhet dosja e Sigurimit, raporti i bashkëpunëtorit ‘Prurësja’ dhe ‘mëkatet’ që e vranë Sabiha Kasimatin
Artikulli tjetërRegjistri i emigrantëve, 14,127 shqiptarë kanë deklaruar adresat, kryeson Greqia dhe Italia