Mesfushori shqiptar aktivizohet menjëherë titullar, skuadra kampione e nis sezonin me fitore

Kampionët e Dinamo Batumit e nisën në mënyrën më të mirë sezonin në elitën e futbollit gjeorgjian teksa triumfuan përballë Kolhetit.

Titullar në këtë duel u aktivizua edhe mesfushori shqiptar, Uerdi Mara, i cili qëndroi në fushë 73 minuta duke bërë një paraqitje dinjitoze, në debutimin e tij me skuadrën e Dianmo Batumit.

Goli i fitores për ekipin e Marës, u shënua nga Gomis në minutën e 11-të. Duelin e radhës bardheblutë do e luajnë në transfertë ndaj Gagra. Një nisje me këmbën e mbarë për ekipin e mesfushorit shqiptar që synon mbrojtjen e titullit.

Artikulli paraprak“Botë obeze”, alarm pas raportit të ri: Mbi një miliard njerëz përballen me mbipeshën!
Artikulli tjetërDeputeti ukrainas: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë derisa Ukraina është në luftë me Rusinë