Mesfushori i Arsenalit: Bëjmë maksimumin për titullin, Premier League mund të ketë surpriza

Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice u shpreh se skuadra është tërësisht në garë për titullin, pavarësisht humbjen 0-2 ndaj Aston Villas.

“Asgjë nuk ka përfunduar. Jemi ende në pozita të jashtëzakonshme. Jemi gati për të luftuar dhe plotësisht të përqendruar në atë që duam të bëjmë dhe arrijmë. Do të ketë të tjera befasi dhe rezultate të papritura në Premier League, mund të ndodhë gjithçka deri në fund të kampionatit”, tha Rice. 25-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 6 gola.

Artikulli paraprakLekë Tasi sot 95 vjeç, Autoriteti i Dosjeve propozon titull nderi për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor
Artikulli tjetërVOA: Bie 64% migrimi i parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi migrantëve