Mesazhi i Lulzim Bashës me nderimin e Isa Boletinit dhe Adem Jasharit

Vizita e një delegaconi të lartë të PD të kryesuar nga kryetari Lulzim Basha është një mesazh simbolik me disa dimensione publike.

E para është që të gjithë kontribuesit e Pavarësisë së Shqipërisë duhen vlerësuar dhe nderuar për origjinën dhe veprimtarinë në çështjen Kombëtare. Isa (Shala )Boletini ishte një luftëtar i paepur për çështje që ai i mendonte të rëndësishme. Hyrja në Vlorë krah Ismal Bej Vlorës dhe ruajtja e qytetit me xhandarmëri dëftente për ndërgjegjen kombëtare të veprimtarisë së tij. Koncepti i rikthimit të Xhandarmërisë është në plani e sigurisë publike të PD.

E dyta është mesazhi i vizitës në Prekazin e Adem Jasharit – komandatit legjendar popullor – kundër pushtuesit serb. Edhe Jasharajt dhe Boletinët janë shkrirë si familje patriotike kundër okupatorit. Kjo i jep nderim sakrificës familjare për veprimtarinë e çështjes Kombëtare. Shumë familje të Rilindjes Kombëtare kanë shkrirë pasurinë për Shqipërinë. Nderim i familjeve të mëdha është koncepti i djathtë dhe patriotik.

E treta është mesazhi që jep PD për politikën e Kosovës dhe ndërkombëtare. Përkundër ndërhyrjes përçarëse të Sali Berishës dhe Edi Ramës në politikën e shqiptarëve të Kosovës, Lulzim Basha dhe të tjerë nuk janë përzier në hedhjen e benzinës ndaj zjarrit që kanë ndezur të tjerët brenda shqiptarëve. Qëndrimet e Bashës kanë qenë kur do herë të matura dhe urta në raport me deklaratat dhe skemat që ka përdorur Berisha kundër Rugovës dhe Edi Rama kundrejt kryeminitrave të Kosovës: Haradinaj, Mustafa, Hoti, Kurti.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë, festimi në çdo cep të viseve tona, por edhe në diasporë veç mirë i bën sedrës patriotike dhe marrjes së shembullit më të dlirë të punës për çështjen Kombëtare./ faktor.al

Artikulli paraprakGazetarja: Erzen Breçani ka pranuar të flasë, ka fakte të rënda për prokurorë dhe gazetarë që paguhen nga krimi
Artikulli tjetërMësimi gjatë gjithë jetës, shqiptarët më dobët në rajon