Mesazhet Gjermane në Tiranë: T’i hiqet imuniteti Berishës, kreu i PD është Basha

Rikthehet në Tiranë, këtë herë jo për të mbrojtur familjen e tij politike ndaj qeverisë së majtë, por ndaj njëri-tjetrit.

Gyner Krishbaum deputet i Bundestagut gjerman dhe zëdhënësi grupit të CDU/CSU për çështjet Europiane njeh Lulzim Bashën dhe jo Sali Berishën si drejtues të Partisë Demokratike. Për të, numrat e mbështetësve nuk kanë rëndësi.

Gazetarëve u nënvizoi arsyet se përse nuk takoi kreun e Rithemelimit.

“Berisha është tani nën një akuzë shumë të fortë nga SPAK. Sigurisht për secilin të akuzuar ekziston parimi i prezumimit të pafajësisë deri sa gjykata të vendosë, por akuzat ndaj tij janë vërtetë të fuqishme sepse këtu bëhet fjalë për tituj pronësie. Më parë SHBA dhe Britania e Madhe e përcaktuan Sali Berishën. Dhe përpara se unë të takohem me njerëzit preferojë që të mos kenë asnjë lloj akuze, sepse nuk bëhet fjalë për krime kavalierie, por për akuza të rënda penale”, tha ai.

Sipas tij, duhet që demokratët të bashkohen e të ecin drejt së ardhmes me figura të reja që të fitojnë besimin e qytetarëve

“Në fund të ditës qytetarët thonë se nëse një parti nuk është në gjendje të zgjidhë problemet e saj, si do mund t’i zgjidhte as tonat”, shtoi Krishbaum.

Por një zgjidhje për demokratët nuk po gjen rrugë as në gjykatë, e megjithatë pas takimeve të tij me Lulzim Bashën ka krijuar idenë se kjo është një çështje është e mbyllur edhe në Gjykatën e lartë, ndonëse gjyqi ende nuk është bërë atje.

“Gjykata e Lartë e ka kthyer për mospajtueshmëri këtë çështjen e Partisë Demokratike. Ne duhet të mendojmë një parti ka një procedurë legale dhe më vjen keq për momentin në të cilin ndodhet Partia Demokratike. Por janë çështje që duhet t’i zgjidhë vetë partia dhe jo nga ne jashtë”, përfundoi deputeti gjerman.

Deputeti gjerman la pa sqaruar statusin në të cilin e bëri këtë vizitë në Tiranë, pasi edhe pas insistimit të medias nuk tregoi nëse kishte ardhur si individ apo si i dërguar nga CDU/CSU apo Partitë Popullore Europiane.

Krishbaum gjatë vizitë dy ditore zhvilloi takime me Lulzim Bashën, Edi Ramën, komisionin e integrimit në Kuvend, kreun e SPAK dhe shoqërinë civile.

 

Artikulli paraprakSali Deliri
Artikulli tjetër“SPAK të mbyllë veshët dhe të mprehë lapsin”, eksperti kushtetues: Parlamenti jep leje vetëm për masa arresti dhe kontroll të deputetit