“Mes vështirësive e sfidave, fuqia e besimit në Zot na mbush me shpresë”/ Kreu i PD-së, Lulzim Basha, uron Fitër Bajramin

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar festën e Fitër Bajramin.

“Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, fuqia e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.” – shkruan Basha.

Më poshtë urimi i plotë:

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit!

Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, fuqia e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Zoti ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!

Artikulli paraprakSot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin Skënderbej
Artikulli tjetërNdikojnë në humorin tuaj gjatë ditës, ja 5 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë sapo të zgjoheni