Mërtiri: Gazment Bardhi, berishist. “Shpëtoi” ish-kryeministrin me lëvizjen e tij

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në studion e emisionit “3D” se Gazment Bardhi ka fituar tiparet politike të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shndërruar në berishist.

Në debatin e tij me Arjan Currin, Mërtiri theksoi se Bardhi ishte një nga eksponentët kryesorë që “shpëtoi” Berishën politikisht dhe tashmë është më radikal në Kuvend.

Debati në studion e “3D”:

Ergys Mërtiri: Bardhi jo vetëm ka shkuar te Berisha, po ka shkuar kokë e këmbë te Berisha. Ai filloi të flasë si berishist më i thekur se Mul Noka.

Arjan Curri: Berisha nuk ia fal atë gjë! Po i the “babai i Zenit”, ike more fund. Te Berisha është Argita dhe Flamur Noka. Ata do të jenë kupola e Berishës.

Ergys Mërtiri: Berisha e priti krahëhapur sepse ai e shpëtoi Berishën. Bardhi filloi të bëjë mosbindje në Parlament më të ashpër se Flamur Noka.

Arjan Curri: E vetmja gjë që i ka ngelur është që të bëjë një forcë politike të re. Bardhi si çdo qenie politike ka nuhatje politike, e kuptoi që s’do ta mbante Basha dhe u detyrua të bënte ato lëvizje që bëri.

Ergys Mërtiri: Në momentin që dha dorëheqjen, ai kërkoi vendin e Bashës. Në momentin që nuk e mori, ai u largua drejt Berishës.

Artikulli paraprakSekretarja për gruan Taulanda Jupi dhe nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, takim me gratë e degës 5 në Tiranë
Artikulli tjetër“Partia Demokratike i ka bërë të qarta propozimet e saj”/ Mirela Karabina: Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime