Megaskandali 30 milionë euro, Shehaj: Vjedhje flagrante, Gjiknurin dhe Gradeci duhet të ishin në burg

Ndërsa ka komentuar tenderët e dhëna nga shteti për një kompani që nuk ekzistonte dhe largimet në OST dhe ARRSH, deputeti demokrat Agron Shehaj tha se kryeministri Edi Rama duhej të kishte hequr menjëherë përgjegjësin kryesor, që sipas tij ishte ish-ministri Damian Gjiknuri.
“Gjithçka ka qenë e falsifikuar. Ka fituar dy tenderë një kompani që ka falsifikuar gjithçka në fusha të ndryshme. Edhe Gradeci dhe Qendro nuk e kapën dot?! Reagimi i tyre ishte që i bënë padi kompanisë fantazmë për prishje imazhi. Është absurde. E ka kuptuar që ajo kompani nuk ekziston? Nuk ekziston. Ai s’ka për ta kuptuar kurrë kush është nga pas. Është kompani guaskë. Cili do të ishte reagimi? Duhet të ishte i menjëhershëm. Rama duhet t’i largonte menjëherë të dy këta. Meqë kjo kompania ka fituar dy tendera në dy institucione duhet të hiqte përgjegjësin që ishte sipër këtyre, Damian Gjiknuri. Në një vend normal këta duhet të ishin arrestuar menjëherë se është vjedhje flagrante”, tha Shehaj.

Artikulli paraprakBerisha kundër Topallit për Bashën: Nuk ndaj të njëjtin qëndrim!
Artikulli tjetërFaqja e pare