Mediu: Shitblerja e votave në këto zgjedhje ishte një fenomen masiv

Fatmir Mediu ka folur gjerërisht mbi shitblerjen masive të votave në këto zgjedhje, problematikë që u ngrit edhe në raportin e OSBE-së. “Raporti i OSBE-së e konstaton blerjen e votave. Ka qenë fenomen masiv, nëse ka 200 raste të zbuluara nga mediat nuk do të thotë se është një rast i mbyllur. Po ky nuk është i vetmi problem, çështja është se ku do të shkojë Shqipëria. Fushata e Ramës ishte e papërmbajtshme, ishte vetëm për veten e tij. Nuk është i vetmi Rama në historinë e vendeve në zhvillim, që përpiqet të marrë një pushtet të tillë, problemi është blerja masive e votës dhe pjesëmarrja e ulët në zgjedhje. Kjo duhet të na bëjë të shqetësohemi si klasë politike. PD është një vlerë kombëtare jo vetëm në aspektin politik, por edhe në ndërtimin e shtetit. Shumë gjëra u kushtëzuan për një marrëveshje të shkurtër, të gjitha u bënë në nxitim, të pamenduar ose të menduara pak për momentin. Zgjedhja e kandidatëve nuk mund të bëhet në aq pak kohë. Në politikë të gjithë kanë një vlerë dhe ata që kritikojnë dhe ata që janë në krahun tjetër. Kishte shumë kandidatë që punuan fort, por nuk njiheshin nga publiku. Flamur Hoxha luftoi me mish e me shpirt për të fituar vota, janë figura që nuk njihen po luftuan. Këta njerëz duhet të njiheshin nga publiku”.

Artikulli paraprakParatë e drogës dominuan gjithë fushatën
Artikulli tjetërTakimi i G20, a do të ketë një përplasje të re Trump-Merkel?