Me temperaturë 40 gradë/ I riu nga Mati me Covid-19 niset drejt Infektivit, në QSUT nuk e kontrollon askush

Një djalë i ri nga Mati banues në kryeqytet është nisur me urgjencë sot në spitalin Infektiv, në QSUT por është trajtuar pa asnjë lloj kujdesi nga stafi i spitalit.

Denoncimi është bërë nga familjarët e të riut, ndërsa rasti bëhet i ditur për “BalkanËeb” nga gazetari i Neës 24, Enver Doçi.

Sipas familjarëve të të riut, ai ka temperaturë të lartë deri në 40 gradë celsius dhe ka një rekomandim nga mjeku përgjegjës që të shtrohet e bëhet tamponi, për në QSUT është përballur me peripeci.

Fillimisht i është dashur të presë 4 orë për t’u shtruar në një tendë, ndërsa 24 orë pas shtrimit dhe gjendjes së rëndë askush nuk i ka bërë tamponin, pas dyshimeve të mjekut se mund të jetë infektuar me COVID 19, siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, ku mjeku ka kërkuar nga stafi i Infektivit t’i bëhet tamponi në mënyre të menjëhershme.

“Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë, asnjë kontroll nuk është ushtruar për të verifikuar gjendjen e djalit. Përveç kësaj edhe pse ne një gjendje tepër të renduar atij i është dashur të presë më shumë se 4 orë që shtrohet në një nga tendat, të cilat nuk janë aspak të përshtatshme për një person i cili paraqitet me 40 gradë temperaturë dhe në një gjendje tepër të rëndë”,-shprehen familjarët për gazetarin Doçi.

Artikulli paraprakBerisha: Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk zbehin luftën çlirimtare të Kosovës
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore/ Mazhoranca bie dakord me propozimin e PD për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ