“Mbështet Berishën dhe Metën, mban në pushtet Edi Ramën”/Basha: Kemi me vete shpresat e shqiptarëve për ndryshim dhe forcën e atyre që në 1992 ndihmoi të linim pas diktaturën

E vetmja pengesë është një politikë me fytyrë çnjerëzore që e ka kthyer këtë vend në një çiflig të 5 apo 6 vetave, duke nisur me tre kalorësit e apokalipsit. Kjo është beteja jonë. Instrumentet për ta zgjidhur këtë krizë, mjetet për ta zgjidhur këtë krizë, mundësitë për ta zgjidhur këtë krizë nuk ndryshojnë shumë nga ato të para 30 viteve. Edhe pengesat që kemi përpara nuk janë shumë të ndryshme, atëherë kishte një sistem monist, me një byro politike, me aparate të diktaturës, sot kemi një treshe e cila është gati të sakrifikojë gjithçka për të përjetësuar sundimin e tyre. Voto apo zgjidh, apo mbështet Sali Berishën, ke mbështet Ilir Metën, ke mbajtur në pushtet Edi Ramën dhe sigurisht të mbash në pushtet Edi Ramën do të thotë të mbash në pushtet të keqen, të mbash në pushtet varfërinë, të mbash në pushtet emigracionin dhe kolapsin total të shërbimeve nga shëndetësia tek arsimi.

Në këtë betejë, me përgjegjësinë që më keni ngarkuar eci orë për orë e ditë për ditë i vetëdijshëm, se çfarëdo sakrifice, apo çfarëdo forme dhe mënyre përballjeje vihem përpara e kam një detyrim ndaj vuajtjeve, sakrificave dhe kontributeve të qindra mijëra demokratëve që më kanë besuar drejtimin e familjes sonë politike dhe kjo është arsyeja pse nuk tërhiqem dhe nuk do të tërhiqem derisa të gjithë së bashku t’i japim kësaj familje politike dhe Shqipërisë fitoren që meriton.

Natyrisht miqtë e mi kjo nuk është diçka që mund ta bëjmë vetëm, as unë as kushdo tjetër po të ishte në vendin tim. Po të thoshte e bëj vetëm ju gënjen, është diçka që do ta bëjmë së bashku,

Kemi me vete shpresat e shqiptarëve për ndryshim, kemi me vete forcën e atyre që në 1992 na ndihmuan të linim pas perden e hekurt dhe diktaturën më të egër. Mos të harrojmë jua thash në fillim, po ua them përsëri, dy janë kushtet s’kemi kushte të tjera, le të vijnë të gjithë dhe duhet të vijnë të gjithë të na bashkohen. E para opozita ballore pa kompromis kundër regjimit të Edi Ramës dhe e dyta vlerat euroatlantike.

Artikulli paraprak“Shtëpia e Lirisë” – koalicioni më i natyrshëm në botë, por apolitik
Artikulli tjetërSkandali me inceneratorët, reagon ambasadorja Yuri Kim: Do ta shikojmë këtë nga afër