Mauricio Pochettino largon Interin

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka insistuar se do të qëndrojë në Angli, pas spekulimeve që e lidhnin atë me Interin. Pochettino ka qetësuar tifozët e Spursave, duke thënë se nuk do të largohet gjatë verës, i cili shihej si zëvendësues i të shkarkuarit, Stefano Pioli.
45-vjeçari synon të vazhdojë ecurinë e mirë me Tottenhamin, që po e përfundon sezonin në pozitën e dytë në Premierligë, derisa ky është viti i tretë për argjentinasin në këtë klub. “Ka shumë thashetheme, por unë do të qëndroj në këtë klub”, tha fillimisht Pochettino, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2021.
“Nuk ka asnjë arsye të largohem. Nuk ka madje as klauzolë dhe unë do të qëndroj këtu edhe sezonin e ardhshëm”, shtoi ai. “Do të shihni me 3 korrik, kur nis parasezoni. Do të qëndroj këtu, mos u brengosni”, u shpreh më tej Pochettino.

Artikulli paraprakDenoncimi, maturantit iu dha teza e provimit në këmbim të votës
Artikulli tjetërMbappe pëlqen Real Madridin