Maskat terror në Durrës, ja si u grabit Argjendaria me armë në mes të Bulevardit

Një argjendari është grabitur në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit nga persona të maskuar nën kërcënimin e armëve.
Bëhet e ditur se dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari në pronësi të shtetasit Gjergj Ngresi, dhe e kanë grabitur. Mësohet se në momentin e ngjarjes në argjendari ndodhej vetëm shitësja.
Njëri nga maskat i ka vënë pistoletën në kokë shitëses dhe e kadetyruar të hapë kasafortën ku dnodheshin paratë. Pasi kanë kryer grabitjen ata janë larguar me shpejtësi në këmbë. Ende nuk është bërë iventari për të përcaktuar saktësisht se çfarë është grabitur.
Policia thotë se dy personat e dyshuar ishin të maskuar dhe me armë, ata kanë shtyrë shitësen dhe më pas kanë marrë bizhuteritë. “Pasi kërcënuar me armë punonjësen dhe morën sendet me vlerë, autorët u larguan me shpejtësi”, bëri të ditur policia.
Menjëherë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.
“Më datë 18.04.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës, në një argjendari dy persona të paidentifikuar, kanë marrë një sasi bizhuterish dhe janë larguar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakRevolta për lirimin e protestuesve shpërthen në stadiumin e Kukësit
Artikulli tjetërIsh-drejtuesi i operacionit “Fundi i Marrëzisë” denoncon Tahirin: Si operon mafia e lojrave të fatit me deputetët