Maskarada, vajza e përdhunuar merret peng, e detyrojnë të mbrojë përdhunuesin në media

E turpshme dhe një maskaradë e vërtetë e organizuar direkt nga kryepërdhunuesi Edvin Rama dhe Rrahmani i tij. Vajza e përdhunuar ëhstë detyruar që të dalë publikisht para mediave dhe të mohoijë të gjitha ato që ajo ka shkruar dhe denoncuar në komisariatin e policisë në prani të Nënkomisarit, Nuhu. Kemi të bëjmë me një vajzë e cila pasi ëhstë përdhunuar është marrë tani peng nga përdhunuesit e saj politikë. Autori i të gjithë këtij skenari është vetë kryepërdhunuesi Rama dhe Rrahmani i tij.
Intervistën e dytë urgjente Xhesiela Maloku e ka dhënë në studion e opinion dhe më pas edhe në atë të Eni Vasilit. Regjimi kriminal ka kapur mediat dhe i ka vënë në shërbim të mbrojtje së përdhunimit.
Pjesë nga intervista në “Opinion”
Xhisiela Maloku ka rrëfyer në studion e emisionit Opinion se Rexhep Rrahja e ka dhunuar verbalisht si dhe e ka goditur me shpullë me datë 19 korrik.
Maloku rrëfei se shkoi rastësisht në hotel, ndërsa denoncimin e bëri nga xhelozia, pasi Rrahja shkoi me një femër tjetër me pushime.
Ajo tregon se me datë 21 korrik shkoi dhe bëri denonocimin, pasi ai shkoi me vajzën tjetër me pushime.
“Unë nuk kam djegie më cigare. Kam bere nje aksident”, tregoi ajo.

Xhisiela Maloku: Askush nuk më ka kërcënuar siç është thënë në deklaratën pa firma.
Blendi Fevziu: Atëherë, në deklaratën që ju keni dhënë, jeni përgjigjur policisë: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rrahja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk e kam babain se më është vrarë në vitin 1997 dhe jetoi me mamin dhe motrën.
Xhisiela Maloku: Ajo nuk është dëshmi e imja. Atë e ka thënë Emiliano jo unë. Ato që lexuat ju aty, i ka thënë Emiliano.
Pse ju talleshit me Policinë?
Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë…
A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vij direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.
“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime.

A jeni ndare prej dy vitesh ju?
Po, por kështu e kemi lidhjen ne…
Blendi Fevziu: Sipas ekspertëve që kemi pasur në studio është thënë se vetëm dëshmia e parë merret parasysh, pasi të tjerat mund të tërhiqen nën presion. Dëshminë e parë ja keni dhënë Citozit apo Emiliano Nuhut?
Xhisiela Maloku: Kallëzimin e parë e kam bërë në komisariatin Nr.3 në Tiranë. Komisariati i Tiranës më ka referuar në Komisariatin e Fushë-Krujës. Por dëshminë e kam dhënë në Tiranë. E kam tërhequr në Fushë-Krujë. Ndërsa të nesërmen, kam shkuar në Durrës për të tëhequr tërheqjen që kisha bërë herën e parë. Pra në Fushë-Krujë.
Blendi Fevziu: Keni pasur kontakte me Rexhep Rrahjen?
Nuk më kujtohet nëse kam pasur kontakte, por me të afërmit e tij kam pasur dhe të kem gjithmonë kontakte. Pas dates 21 nuk e kam takuar më Rexhepin.
Blendi Fevziu: Atëherë, në deklaratën që ju keni dhënë, jeni përgjigjur policisë: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rrahja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk e kam babain se më është vrarë në vitin 1997 dhe jetoni me mamin dhe motrën.
Xhisiela Maloku: Ajo nuk është dëshmi e imja. Atë e ka thënë Emiliano jo unë. Ato që lexuat ju aty, i ka thënë Emiliano.

Artikulli paraprakDenoncimi i Berishës: Kryebashkiku i Fierit me të vëllanë kanë zaptuar Lagunën e Nartës!
Artikulli tjetërE marrë peng, Xhisiela mohon në televizione djegien me cigare: U talla me policin…