Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Basha: Të bëhet transparencë urgjentisht. Rama përzë shqiptarët dhe hap kufirin për emigrantët e paligjshëm

Gjatë një vizite tek “Filipi Company” në Sanxhak, kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, u pyet për marrëveshjen që kryeministri Rama firmosi me kryeminsitren e Italisë për një qendër pritje të emigrantëve në Shëngjin.
Basha kërkoi që Edi Rama duhet të bejë urgjentisht transparencë për marrëveshjen e firmosur për emigrantët.
“Nga njëra anë përze shqiptarët, nga ana tjetër kërkon të marrë emigrant të paligjshëm. Italia është një vënd mik, por interesat kombëtare janë parësore, vetëm transparenca tregon nëse cënohen apo jo interesat e shqiptarëve”, – u shpreh Basha.
Menjëherë pas publikimit të lajmit,  Partia Demokratike ka kerkuar interpelancë urgjente me kryeministrin për këtë marrëveshje.
Artikulli paraprak“Kemi nevojë për më shumë informacion nga Italia”, BE reagon për marrëveshjen e emigrantëve dhe flet nëse është e njëjta me Ruandën
Artikulli tjetërShënim/ Agron Shehaj, një sinjal që anija e Berishës po mbytet