Mario Gotze paralajmëron rikthimin

Sulmuesi gjerman që i ka munguar fushës së gjelbër që prej shkurtit, Mario Gotze duket se do të rikthehet të luajë. Ai ka postuar një foto në Instagram ku shihet duke vrapuar. “Jemi të kënaqur që terapia ka punuar mirë”, tha menaxheri i klubit verdhezi, Michael Zorc. “Ne presim ta shohim atë shpejt në fushë”. Sezoni 2016-17 i Gotzes ishte rikthimi i tij i parë në Dortmund pas një aventure relativisht të pasuksesshme me Bayern Munchen. Ai luajti në vetëm 11 ndeshje të Bundesligës, duke shënuar një gol, para se ai të diagnostikohej me çrregullimin metabolik. Më në fund, gjendja e tij ka ndryshuar dhe pas kaq shumë kohësh kampioni i botës ka postuar foton e parë në Instagram, ku duket në formë shumë të mirë. Mario tani është më i dobët dhe muskulatura nuk i duket aspak keq.
Liverpool nuk heq dorë nga mbrojtësi i Southampton, Virgil van Dijk. Pavarësisht ofertës marramendëse të Chelsea-t që ofron 60 mln paund për mbrojtësin, Jurgen Klopp beson se lojtari do të zgjedhë “The Reds”. Southampton nuk ka marrë ende një vendim për klubin e ardhshëm të një prej mbrojtësve më të mirë të Premier League.

Artikulli paraprakPrimera Division
Artikulli tjetërIbra refuzon Valencian, do rikthehet te Milani?