Maqedonia e George Soros

Një laborator i përkryer

Republika e Maqedonisë është e madhe pak a shumë sa Siçilia dhe ka gjysmën e banorëve të saj. Shumë kohë më parë në këtë cep të Europës (në realitet në një territor shumë më të madh që përfshinte edhe pjesë të Greqisë), lindi një prej degëve më madhështore të Perëndimit që arriti të dominojë botën dhe dominon akoma sot kujtesën tonë. Nga kjo histori, sot mbetet pak ose aspak edhe pse maqedonasit modernë nuk janë pinjollët e Aleksandrit të Madh, por të trobuve sllave të ardhura në këtë territor pas rënies së Perandorisë Romake. E hequr kjo periudhë historike, Maqedonia ka qenë një provincë margjinale të perandorive të ndryshme që kanë pasuar, asaj bizantine dhe më pas asaj otomane, për t’u integruar më pas në Mbretërinë e Serbisë dhe më pas në Jugosllavi. Megjithatë, prej disa vitesh, ky vend i vogël i Europës është një prej laboratorëve më të avancuar teknikë të “revolucionit me ngjyra” që George Soros ka ngritur në këmbë për eksperimentet e tij “demokratike”.

Një hap prapa

Prej vitit 1991, viti i shkëputjes së saj nga Jugosllavia, Maqedonia ka hyrë në anën e Perëndimit dhe si Bashkimi Europian, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, kanë investuar para e projekte të prirura që ta drejtojnë drejt një rrugëtimi demokratik. Në mënyrë të veçantë, Amerika ka parë në stabilitetin e vendit një garanci për zonën e trazuar ballkanike dhe për këtë arsye nuk i ka munguar asnjëherë mbështetjen e saj, duke e shtyrë edhe për integrimin e saj në kuadër të NATO-s, për momentin e bllokuar vetëm nga kundërshtimi i Greqisë. Uashingtoni ka operuar në mënyrë konstante nëpërmjet USAID-it, agjencisë qeveritare të Shteteve të Bashkuara që punon për të “promovuar interesat amerikane” dhe objektivi i saj është që të “mbështesë politikën e jashtme amerikane (…) për të zgjeruar shoqëri të lira të qëndrueshme, të krijojë tregje dhe partnerë tregtarë për Shtetet e Bashkuara”. Për rreth 20 vite, aksioni i USAID-it ka qenë përgjithësisht i ekuilibruar, i qeverisur nga ndjenja e realizmit dhe e kufizuar të krijojë një sferë influence në vend në linjë me nevojat legjitime gjeopolitike të Amerikës. Por pas hyrjes së Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, gjërat kanë ndryshuar.

Mbërrin George Soros!

Më 27 shkurt të 2012 Open Society e George Soros ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, me më shumë se 2.5 milionë dollarë për të realizuar në Maqedoni Civil Society Project, planin e demokratizimit të vendit të vogël ballkanik nëpërmjet një serie OJQ-sh dhe shoqatash maqedonase. Në vitin 2014, marrëveshja është zgjeruar në 4 organizata të tjera civile (të gjitha të lidhura me Open Society apo të financuara prej tij), për një investim të përgjithshëm prej 5 milionë dollarësh nga ana e USAID-it dhe 500000 dollarësh nga vetë Fondacioni Soros. Të dhënat, shifrat, shoqatat dhe aktivitetet e zhvilluara janë botuar në një raport shumë të saktë të hartuar nga një grup gazetarësh maqedonas të grumbulluar nën siglën “Stop Soros”; raport që denoncon bashkëpunimin midis qeverisë amerikane dhe financierit në fjalë dhe tregon kompleksitetin e lidhjeve dhe të ndërthurjeve. Në raport shpjegohet sesi organizatat që kanë marrë miliona dollarë nga qeveria amerikane, nëpërmjet Open Society, janë të gjitha shprehje të partisë së majtë maqedonase SDSM (Bashkimi Socialdemokrat maqedonas), derivim i Partisë Komuniste të vjetër të epokës jugosllave dhe nuk është aspak rastësi që nga 2015 më 2016 këto organizata, të koordinuara nga SDSM-ja, kanë qenë protagoniste të protestave dhe të përleshjeve në rrugë të atij “revolucioni me ngjyra” që ka tronditur Maqedoninë, duke çuar në dorëheqjen e qeverisë konservatore në fuqi dhe në zgjedhjet e parakohshme; përleshje të udhëhequra nga liderë si Pavle Bogoevski, aktivist LGTB dhe sot edhe parlamentar i majtë. Tani Maqedonia është e përfshirë nga një krizë politike shumë e rëndë, pa një mazhorancë qeverisëse, me tensione etnike që nisin të shpërthejnë me minorancën shqiptare. Domethënë një kaos i përsosur kreativ i ngjashëm me shumë të tjerë të krijuar artificialisht nga George Soros në Europën Lindore. Skema e Maqedonisë është shumë e ngjashme me skemën e Ukrainës (ku roli i Soros është dokumentuar gjerësisht). Edhe personazhet janë të njëjtit: si Victoria Nuland, përgjegjësja për politikat euraziatike të Obamës, që gjatë revolucionit me ngjyra ka shkuar në Maqedoni “për të takuar aktivistët civilë dhe t’i inkurajojë që të vazhdojnë punën e tyre”, saktësisht atë që bëri gjatë Maidanit.

Stop Soros

Në një analizë të gjatë dhe të artikuluar në “The American Spectator”, Victor Gaetan ka shpjeguar sesi tentativat e destabilizimit të Maqedonisë nga ana e Soros kanë filluar bile në vitin 1995, por janë realizuar vetëm kur ardhja e Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë i ka dhënë dritën jeshile (dhe paratë amerikane) strategjisë së infiltrimit të Open Society. Cvetin Chilimanov, gazetar i MIA-s (Macedonian Information Agency) dhe zëvendëspresident i Stop Soros, ka shpjeguar sesi objektivi i marrëveshjes SHBA/Soros nuk është që të ndihmojë kombin maqedonas, por marrjen e pushtetit nga forcat politike radikale të majta. Dhe është e qartë sesi edhe në Maqedoni (si në pjesën tjetër të Europës) e majta është përsosshmërisht në sintoni me ideologjinë globaliste që Soros dëshiron të imponojë në Perëndim: emigracion, shpërbërje të shteteve kombëtare, çartikulim të indit të vlerave tradicionale të shoqërisë reale (dhe jo të asaj ideologjike). Nga ana tjetër, Maqedonia mbetet një vend kulturalisht dhe socialisht konservator, popullsia e së cilës është fuqimisht e lidhur me vlerat e kristianizmit ortodoks, me një opinion publik në mazhorancë të pastër kundër temash të tilla si aborti apo martesat gei (ndër temat më të dashura për George Soros).

Diçka po ndryshon (?)

Operacionet e financimit SHBA/Soros për OJQ-të maqedonase kanë vazhduar edhe në kohëra të vonshme dhe shumë prej tyre janë akoma sot aktive. Jo vetëm, por sipas Gaetan një financim i mëtejshëm prej 9.5 milionë dollarësh i është caktuar një vit më parë Open Society dhe drejtuar organizatave maqedonase, sikur të mos ishte bllokuar nga Sekretari i ri i Shtetit Tillerson, i emëruar nga Trump. Por ky është sinjali që ndoshta diçka po ndryshon. Të fuqizuar nga fitorja e Trump, mijëra maqedonas kanë dalë në rrugë për t’i kërkuar administratës së re amerikane fundin e mbështetjes ekonomike për Open Society dhe largimin e ambasadorit amerikan që konsiderohet si ekzekutuesi i vetëm i projektit Soros. Në Amerikë një grup parlamentarësh republikanë i ka kërkuar Government Accountability Office (Zyrës Investiguese të Kongresit) që të hapë një hetim për të verifikuar “raportet shqetësuese” që misioni diplomatik amerikan në Shkup ka pasur në këto vite për të favorizuar lëvizjet e majta, duke deformuar deri zgjedhjet parlamentare. Judicial Watch, organizatë konservatore për kontrollin e aktiviteteve të qeverisë, ka depozituar një Freedom of Information Act (FOIA) për të kuptuar sesi ka qenë e mundur që Open Society e Soros ka përdorur para publike amerikane për të destabilizuar demokracinë maqedonase, duke koordinuar dhe financuar OJQ të majta me objektivin e përmbysjes së qeverisë në fuqi.

Narrativë komplotiste?

Jo vetëm në Rusinë e tmerrshme të Putinit apo të Hungarisë “ksenofobe” të Orbanit, por tani edhe në proamerikanen Maqedoni dhe në vetë Shtetet e Bashkuara të epokës Trump, të tronditur nga përplasjet e organizuara nga humanistët me ngjyra, fillon e reflektohet mbi rolin destabilizues të demokracisë që Shelobi i Rendit të Ri Botëror zhvillon prej vitesh në mosndëshkueshmërinë absolute ndërkombëtare. Ajo që progresistët e manistream intelektual dhe gazetaresk e “përkufizojnë” si narrativë komplotiste, sot po bëhet gjithnjë e më shumë një temë politike qendrore për të përkufizuar frontin e ri të konfliktit midis identiteteve kombëtare dhe dominimit të elitave globaliste. Ndoshta është kjo dilema e re rreth së cilës luhet një dimension i ri i shteteve pasmoderne: sovraniteti i një vendi i përket popullit apo George Soros?
(Nga blogu personal i Giampaolo Rossi)

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakItalia: Në një muaj bllokuam 10.3 ton drogë nga Shqipëria
Artikulli tjetërZëdhënësi i Bashkisë Tepelenë, i dënuar për vjedhje kërcënon ‘Jugunews.net’