Majlinda Sula lajmëron protestë në Bruksel: Vëllait nuk i bën ADN që të fshihej e vërteta! Zemra është prova e vrasjes

Historia e dhimbshme e Saimir Sulës vijon ende të mbetet e pazbardhur. Disa herë motra e tij dhe aktivistë të ndryshëm kanë protestuar në Tiranë përpara Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar të vërtetën e tragjedisë së tij. Saimir Sula humbi jetën në Spanjë, por trupi i tij erdhi në atdhe pa zemrën.

Sipas motrës bëhet fjalë për një rast të trafikut të organeve. Ajo shprehet e nuk është kryer ADN-ja e zemrës së Saimirit.

Pra zemra që erdhi më pas nga Barcelona në Tiranë është pa test ADN-je dhe kjo është prova kryesore e vrasjes së tij. Sakaq ajo do të mbajë një protestë më datën 11 janar në Bruksel në sheshin Luksemburg.

“E para është mos kryerja e ADN-së së zemrës së Sulës, që hoqën në Spanjë. Po ashtu ato ka deklaruar se zemrën që morën nga Barcelona dhe sollën në Tiranë, nuk i bën ADN-në në mënyrë që të fshihej e vërteta. Sipas saj, zemra është prova kryesore e vrasës së vëllait”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, ajo kërkon edhe procesverbalin e marrjes në dorëzim të zemrës, në cilat kushte u mor nga Spanja në Shqipëri.

Artikulli paraprakScholz thirrje vendeve të BE-së: Duhet të rrisin furnizimin me armë për Ukrainën!
Artikulli tjetërCovid-19 rikthehet edhe në Shqipëri, 30% e rasteve dalin pozitivë