Mafiozi Rama blen Mëhill Fufin, përjashtohet nga grupi parlamentar i PD

E turpshme, por e vërtetë. Në një kohë që Rama po numëron ditët në krye të qeverisë, ai ka nisur fushatën e gjuetisë së blerjes së deputetëve me paratë e pista të krimeve, korrupsionit dhe të drogës. Pre e këtij tregu të pistë të shitjes dhe blerjes së deputetëve është edhe deputeti Mëhill Fufi. Fufi është blerë nga mafiozi Rama. Kjo ka sjellë menjëherë edhe reagimin e grupit parlamentar të PD, i cili e ka përjashtuar Fufin nga rradhët e PD. Deputeti Fufi ka thyer vendimin e grupit parlamentar të PD për të braktisur sallën e Parlamentit në momentin kur votoheshin në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca 104 amendamente për kapjen e drejtësisë. Fufi nuk është larguar dhe ka votuar ligjet bashkë me koalicionin qeverisës.

Artikulli paraprak15 vjet nga vdekja tragjike e Shotë Haklajt nga shpërthimi i tritolit
Artikulli tjetërTrafiku i drogës drejt Greqisë, takim mes zyrtarëve grekë dhe shqiptarë