Mafia e ndërtimit/ 600 milion euro, vetëm ryshfeti i ndërtimit të pallateve e kullave që kanë marrë leje në 3 vitet e fundit

Nga Vehap KOLA

Në vitet 2017-2019, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për 3 milion m² pallate dhe kulla.

Për secilën nga këto 3 milion m², 20% e vlerës së tregut shkojnë ryshfet ata që japin lejen.

Me një mesatare dorështrënguar, vlera e këtyre ndërtimeve u avitet 3 miliard eurove.

20% e 3 miliard eurove janë 600 milion euro.

600 milion euro është vetëm ryshfeti i ndërtimit të pallateve, kullave që kanë marrë leje gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019 në territorin e Tiranës.

Sipas raportit të Global Initiative, në Tiranë janë pastruar mbi 500 milion euro para të pista.

Pesë me hiç! Asgjë nuk qenkan 500 milion eurot që zbuloi Global Initiative përpara 3 miliard eurove që zbuloi Prokuroria Italiane.

Pa i hyrë fare muhabetit të përfshirjes se mafias, vetëm 600 milion euro korrupsion janë mjaft për të nisur një Nurenberg.

Shqipëria është një vend i rrezikuar kaq shumë sa çdo përgatitje për të ikur prej saj është e përligjur.

Qeverisja nga paraja e organizuar është po aq e rrezikshme sa qeverisja nga krimi i organizuar.

Vendi ynë qeveriset nga paraja e organizuar dhe krimi i organizuar, të organizuar bashkë për ta bërë shtetin një shtojcë të biznesit të tyre të fëlliqur.

Artikulli paraprakBabëzia e Veliajt/ Gradaçela korruptive që po shkatërron historinë, simbolet dhe objektet e kultit
Artikulli tjetërXhaçka nën hetim për dy tendera, merret në pyetje nga SPAK