“Lulëzojnë” postat private në Korçë, në 24 orë shpërndahen 1500 porosi

Së fundmi, blerjet online janë kthyer në modë. Gjatë një dite vetëm në njërën nga postat private në qytetin e Korçës shpërndahen mbi 200 pako, duke bërë kështu që edhe biznesi privat postar të lulëzojë.

Çdo ditë në këtë sportel paraqiten me qindra persona për të tërhequr porositë e tyre, të bëra online.

lg.php?bannerid=2102&campaignid=22&zoneid=553&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Flulezojne postat private ne korce ne 24 ore shperndahen 1500 porosi%2F&referer=https%3A%2F%2Feuronews

Por pse është mënjanuar blerja tradicionale nëpër dyqane duke u zëvendësuar me atë online?

“Për arsyen sepse njerëzit kanë gjithmonë e më pak kohë për të dalë nëpër dyqane për të parë, janë të angazhuar në punë dhe e dinë si mënyrën më të thjeshtë për të bërë blerjet. Është thjesht një klik. Shikon në Instagram çdo produkt i mundshëm, nga veshjet, produktet shtëpiake, ato të makinave, çdo gjë. Edhe unë e përdor atë, ngaqë jemi në punë gjithë kohën e nuk kemi kohë të shikojmë, pyesim dyqanet online që dhe ato janë shtuar dhe vjen në adresë”, thotë Meduljana Spahiu, menaxhere postare.

Për shkak të këtij trendi, janë shtuar në numër dhe postat private, ku të paktën janë 8 që operojnë brenda rregullave.

“Them se është parë si biznes i ri, me i fuqishëm kjo e postave. Ngaqë shihet se njerëzit sa vjen dhe nuk kanë kohë për të bere blerjet e tyre të zakonshme, dhe preferojnë blerjen online, dhe shumica e kanë pare, e kanë vene re, dhe është biznes goxha fitimprurës. Si posta që kanë pikë në Korçë, me zyrat e tyre janë diku rreth 8. Por ka e nga ato posta që nuk kanë zyrë, por funksionojnë me korrier, vjen ai, parkon makinë diku dhe thërret klientët”, tregon ajo.

Me një përllogaritje mesatare, vetëm në qytetin e Korçës shpërndahen rreth 1500 porosi të kryera online brenda një dite.

Artikulli paraprakKushtetuta 25 vjeç, ka 15 vite që ‘’ecën e vdekur’’
Artikulli tjetërShekullori Henry Kissinger: Leksionet e mëdha që ka lënë si trashëgimi