Lufta në Gaza, Erdogan: Turqia e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se Turqia është e gatshme të veprojë si garantues në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e luftës Izrael-Hamas.

Sipas mediave të huaja, komentet Erdogan i bëri gjatë një komunikimi me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.

Sipas zyrës së Erdogan, dy presidentët u takuan në margjinat e një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent.

Udhëheqësi turk ka qëndruar me vendosmëri kundër Izraelit gjatë gjithë këtij konflikti, duke e etiketuar atë si pushtues dhe duke thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste.

Irani nga ana tjetër është mbështetësi më i madh i grupit militant Hamas, që ka ofruar armë dhe trajnim për luftëtarët e tij në vitet e mëparshme.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë të dhënë ndërkombëtare se Teherani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Artikulli paraprakAbuzim me tenderat/ SPAK nis hetim pasuror për kryebashkiakët e Kamzës dhe Himarës
Artikulli tjetërSi po dështon makineria e luftës së Putinit?