Lewandowski rikthehet në stërvitje

Dalëngadalë sulmuesi, Robert Lewandowski, po e merr veten. 28-vjeçari duket se po e lë prapa lëndimin që pësoi javën e kaluar, çka bëri që ta humbasë sfidën e rëndësishme kundër Real Madridit. Por, duket se ish-sulmuesi i Dortmundit do të jetë gati për sfidën kthyese në “Santiago Bernabeu”, që zhvillohet të martën nga ora 20:45.
Ai është stërvitur për disa minuta gjatë ditës së djeshme dhe nuk ka ndjerë dhimbje, lëndimi në shpatull duket se tashmë i takon të kaluarës. Kujtojmë se Lewa ka statistika të mrekullueshme ndaj Realit, kujtojmë ato katër golat e shënuar me fanellën e Dortmundit në gjysmëfinale ndaj “Los Blancos”, atë kohë të udhëhequr nga Jose Mourinho.

Artikulli paraprakVeprimi fantastik i arbitrit
Artikulli tjetërMarco Reus rikthehet në stërvitje