Lenjani debuton në fitoren e Sionit

Vetëm pak ditë i kanë mjaftuar Ermir Lenjanit për bindur trajnerin Paolo Tramezzani që t’i rezervonte minuta në radhët e Sionit në javën e dytë të Superligës së Zvicrës. Përballë Laussanës në transfertë, futbollisti i kombëtares shqiptare u aktivizua nga ish-ndihmësi i De Biasit në minutën e 68-të, kur rezultati vazhdonte të ishte ai i pjesës së parë, 0-1 për ekipin e Sionit. Lenjani u aktivizua në krahun e majtë, kur përveç detyrave mbrojtëse duhet të dilte me shpejtësi në sulm për të krijuar situata të rrezikshme në zonën kundërshtare.
Në këtë sfidë Lenjani qëndroi për rreth 25 minuta në fushë, duke dhënë sinjale se do të jetë një alternativë e besueshme për krahun e majtë. Sioni ka arritur të marrë pikë të plotë në dy takimet e para të kampionatit zviceran sikurse Zyrihu i Burim Kukelit, që falë aftësisë të tij në vendosje po jep kontribut edhe si qendërmbrojtës, rol që e ka kryer me sukses edhe në kombëtaren shqiptare.

Artikulli paraprakYlli i ri i Levantes, perlë e Enis Bardhit
Artikulli tjetërBesar Halimi shkëlqen te Brondby