Lejuan ndërtimin pa leje të objektit në pronësi të Gëzim Çelës, Gjykata e Lezhës lë në burg drejtorin e IMT-së

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin, Jetmir Muzhika, ndërsa në fuqi ka lënë edhe masën arrest në shtëpi për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flori Gjini.

Sa i përket tre inspektorëve të tjerë ata do të mbeten të pezulluar nga detyra.

Seanca gjyqësore, e cila ka zgjatur më shumë se dy orë, është drejtuar nga gjyqtare Eglantina Biba.

Bëhet fjalë për subjektin e Gëzim Çelës i njohu si “Baroni i Drogës” në hyrje të Patokut ku ishte bërë një shtesë pa leje.

Hetimet nga Prokuroria e Lezhës nën drejtim nga Sabri Kastrati kanë zgjatur prej 6 muajsh.

Artikulli paraprakHetimi i njerëzve me pushtet, një normalitet si kurrë më parë
Artikulli tjetërTjetër largim nga RTSH! Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues