Lavrov, vizitë zyrtare në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, do të qëndrojë dy ditë në Beograd.
Ditën e parë të vizitës, janë paraparë takime me udhëheqësit kryesorë të shtetit serb, ndërsa ditën e dytë do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të kryediplomatëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi.
Sipas njoftimit që në fund të muajit shtator e kishte dhënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, në takimin e 13 dhjetorit do të marrin pjesë mbi 10 ministra të Jashtëm ku përpos Lavrovit, do të marrë pjesë edhe kryediplomati turk, Mevlut Çavushoglu.
Gjatë vizitës në kryeqytetin serb, Lavrov do të takohet me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, kryeministrin Aleksandar Vuçiç dhe kryediplomatin serb, Ivica Daçiç. Me udhëheqësinë serbe, siç është raportuar, Lavrov do të bisedojë për ngjarjet aktuale nëpër botë, si dhe për situatën në rajon.
Lavrov do i drejtohet opinionit edhe përmes një konference me gazetarë, të cilën do e mbajë krahas Daçiç, mbrëmjen e të hënës.

Artikulli paraprakTrump kritikon përfundimet e CIA-s për sulmet kibernetike
Artikulli tjetërItali, Paolo Gentiloni do të formojë qeverinë e re