Lapardhaja: Dëmi më i madh që Berisha dhe Bardhi, i bënë politikës!

Namir Lapardhaja i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV tha se lëvizja e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm konceptit të votës në Shqipëri dhe moralit politik.

“Foltorja dhe Rithemelimi e kanë marrë rrugën e tyre. Për momentin janë një lëvizje ilegale për sa kohë nuk njihen nga institucionet ligjore. Lëvizja e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm konceptit të votës në Shqipëri dhe politikes.

Ata kanë legjitimuar imoralitetin në politikë. Gjithkush tani mund të mos ketë më asnjë princip moral sepse politika i fal të gjitha.

Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të besueshme, të pastër dhe të ndershme. Ndryshimi që duhet të ofrojë Partia Demokratike dhe opozita është një ndryshim edhe moral”, u shpreh Lapardhaja në Dritare TV.

Artikulli paraprakRilindja & Rithemelimi, dy koka një model!
Artikulli tjetërPesë gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj