“La Repubblica”: Drogë dhe armë me avionë nga Shqipëria

“La Repubblica”, në një shkrim në numrin e djeshëm raportonte se linja e trafikut ajror të drogës nga Shqipëria po shqetëson Italinë, duke theksuar se trafikantët kanë pikat e tyre të zbritjes në Bari dhe Brindisi.
Drogë dhe armë me avionë. Në këtë mënyrë trafiku ka ndërruar rrugë. Për të sjellë substanca të ndaluara dhe armë në Pulia nuk ka më korrierë në bordin e anijeve, por pilotë që drejtojnë avionë të lehtë. Hetimet dhe numrat tregojnë këtë kanal të ri të përdorur nga grupet kriminale. Shifrat flasin qartë, në Portin e Barit janë minimizuar sekuestrimet. Dhe kjo pavarësisht rritjes së teknologjisë gjithmonë e më të lartë dhe aktiviteteve të mbajtura në mbikëqyrje nga Guardia di Finanza nuk ka mundësi. Me alarmin e terrorizmit ndërkombëtar dhe rrobat gjithmonë e më të ngushta të kontrolleve në dogana grupet kriminale kanë vendosur të ndryshojnë rrugë. Hetimet e konfirmojnë këtë: deltaplanë, helikopterë të vegjël sportivë të aftë të kapin distanca të mëdha dhe një shpejtësi deri në 100 km në orë, duke bërë transport nga përtej Adriatikut.
Verën e kaluar karabinierët pikasën në Ostuni një avion të lehtë me 3 kuintalë e gjysme marijuanë që vinte nga Shqipëria. Në shtator, policia bllokoi në Vercelli një sipërmarrës me licencë fluturimi që duke iu shpëtuar radarëve dhe në linja turistike mënjanonte kontrollet në dogana kishte arritur të sillte në Veri një sasi të madhe droge. Vetëm me një teknik nga Leçe. Në mars u konfirmua përgjimi se në qiejt puliezë nga ana e Erofighter të aeroportit ushtarak të “Gioia del Colle” një avion i vogël që kishte shkelur hapësirën italiane pa leje.
Që Pulia është pika kyçe e trafiqeve internacionale të drogës dhe armëve është një gjë e njohur, por që të bëhej edhe pika e uljes dhe nisjes së avionëve të vegjël civilë të investitorëve është një risi. Gjysma e privilegjuar e dyvendësheve e aftë të transportojë dy persona dhe 30 kg më shumë do të bënte që mes Barit dhe Brindisit ku ka rrugë asfalti të fshehura dhe të përdorura në të kaluarën, tashmë janë aktivizuar për linjën e Veriut të Italisë apo dhe Shqipërisë. Në këtë pikë janë përqendruar edhe hetimet e Guardia di Finanza. Në Bari forcat e komandës vendore të drejtuara nga gjeneral Vincenzo Papuli, kanë vënë në shënjestër një numër të madh sekuestrimesh të armëve prodhim sovjetik. Janë pra armë që vijnë nga Lindja: Shqipëria dhe Kosova janë vende që pas konflikteve të fundit kanë armë në qarkullim.
Janë armë lufte dy kallashnikovët AK-47 të modifikuar të kompletuar me 92 fishekë të kalibrit 7.62 dhe 3 karrikatorë të gjetur në kopshtet jeshile në një operacion të komandantit Marco Tannoia, të zbuluara në një kompresor në brendësi të portobagazhit të një “Audi” A6. Makina që udhëtonte me 200 kilometra në orë në autostradën 16 në drejtim të Brindisit pak pas orës 20:00 u përball me një patrrullë policie që nuk ndaloi dhe madje kërkoi arratinë edhe për më shumë se 30 kilometra të tjerë drejt Torre Canne. Në makinë ishin 2 persona me precedentë penalë. Bëhet fjalë për Carmelo Semeraro, 55 vjeç, dhëndëri i superbosit Francesco Prudentino me nofkën “Ciccio la Busta”, ish-shefi i kontrabandës së cigareve dhe Giovanni Ciccarone, 48 vjeç të dy nga Ostuni.
Të dy me precedentë, i pari për lidhje me grupime mafioze, grabitje, rrëmbime, dhunime dhe i dyti për grabitje, kërcënime, lidhje me grupe kriminale, kanosje dhe kontrabandë. Të dy u arrestuan. Me siguri që e kishin me nxitim që të çonin armët në destinacion, ndoshta për t’i përdorur për një grabitje dhe ishin bërë ata transportuesit e armëve. Po hetohet ndërkohë nga kishin ardhur armët që me siguri mbaheshin në një depo aty pranë.

Artikulli paraprakMakina e numërimit të parave në zyrën e Gysit në Kryeministri
Artikulli tjetërI dënuari për trafik droge në Itali, drejtor i tensionit të lartë në veri