Kush janë 3 shqiptarët që u kapën në Itali me 12 kg kokainë dhe 114 mijëra euro

Një operacion i madh antidrogë nga policia italiane në Treviglio e Romano në Lombardi ka çuar në konfiskimin e 12 kg kokainë dhe të mbi 114 mijë eurove, tre personave të arrestuar dhe dy të denoncuar.
Të premten në mbrëmje, më 9 mars, karabinierët kanë filluar një aksion të madh në zonë ku arrestuan tre persona, të gjithë shqiptarë të moshës 24 deri 40 vjeç.
Ky ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës vitet e fundit në territorin e Bergamasca dhe në veçanti të kokainësës. Zbulimi ishte i habitshëm për shkak të shkallës së lartë të pastërtisë të kokainës, e cila në tregun me pakicë do të kishte sjellë qindra mijë euro fitime.
Policia e rajonit të Romano në lombardia kanë ndaluar dy makina pasi kanë vënë re një sjellje të dyshimtë në afërsi të parkingut të një supermarketi. Në rrugën Dosso Pagano, hetuesit kanë vendosur të ndërhyjnë duke e ndaluar dhe arrestuar në frangrancë tre të rinjtë shqiptarë, që të tre me dosje penale.

Pas një kontrolli të shopejtë, karabinierët kanë zgjetur kartmonedhat e fshehura në automjet, 114 mijë euro ndërsa në makinën e dytë, 10 pako kokainë e peshë 12 kg. Një ditë më parë policia italiane arrestoi 3 shqiptarë dhe një italian si dhe sekuestroi 5.5 kg kokainë. Aksioni policor është bërë nga Guardia di Finanza e Comos, Itali, pas hetimeve disa mujore. Gjatë këtij aksioni që mësohet se ka zgjatur disa orës, janë sekuestruar 5.5 kilogramë heroinë.
Droga ishte e ndarë në 10 pako me nga 500 gram secila. Në momentin që policia ka ndërhyrë, personat kanë tentuar të largohen, por janë kapur. Janë sekuestruar edhe droga të tjera si, hashash, por në pesha të vogla.
Në pranga janë vënë shqiptarët me inicialet, L. D., K. O., dhe S. B., si dhe italiani me inicialet C. M. Të gjithë janë arrestuar për trafik droge, si dhe për rezistencë ndaj policisë.
Ndërkohë, policia greke ka zbuluar një laborator të përpunimit të heroinës në Kipseli të Athinës. Pas laboratorëve në Shqipëri tani shqiptarët kanë filluar të përpunojnë drogën edhe në vendet fqinje.

Sipas policisë greke janë arrstuar dy persona një çift shqiptar të moshës 38 dhe 37 vjeç, të cilët akuzohen për përpunimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të heroinës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 14,8 kg heroinë, 334 pilula narkotike, 7.330 euro, një revolver dhe një numër i madh telefonash celularë.

Artikulli paraprakZbulohet skandali/ Noterja e Shullazit dhe ndërtuesi i njohur në Durrës shesin 10 herë një apartament
Artikulli tjetërGjermania e prerë, mesazhi në sy ministrit të Jashtëm: Pa Tahirin në burg nuk ka Shqipëri në BE