Kurti: Rama nën ndikimin e njeriut të shërbimit sekret serb, Stanishiç, strategu i masakrave serbe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta dhënë më 4 shkurt 2019, thekson se Baton Haxhiu është ndërmjetësi i Beogradit tek Rama.

Kurti vlerësoi se Baton Haxhiu, dikur ndërmjetësues i Stanishiçit, është ndërmjetës i Beogradit tek Rama.

“Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit, ndërmjetësues është Baton Haxhiu, në Kosovë, që dikur ishte ndërmjetësues ndërmjet Mahmut Bakallit dhe shefit të shërbimit sekret informative serb, Jovica Stanishiç. Fatkeqësisht ky person ka fuqi të madhe tani edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë dhe të them të drejtën nuk e di pse.

Është misterioze për mua që ky person Baton Haxhiu, kaq i urryer në Kosovë, të ketë ndikim të madh në Tiranë. Se do vijë puna që të ketë ndikim Beogradi në Tiranë, nuk e kam menduar ndonjëherë. Problem besa nuk është as Baton Haxhiu, por Jovica Stanishiç. Stanishiç është person, që ka krijuar formacione para-militare gjakatare në Serbi, ka krijuar edhe partinë e Sheshelit, prej nga vjen edhe Vuçiç, e partinë ia ka krijuar sigurimi serb”, deklaroi Kurti.

Artikulli paraprakAva Max ose Amanda Koçi, këngëtarja me famë botërore nga Shqipëria tregon jetën e saj
Artikulli tjetërFantazia politike e tre kryeministrave me Ballkanin e Hapur