Kulluri ironizon Gazment Bardhin: U përqafua me shokët dhe shoqet socialiste!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Kulluri foli në lidhje me situatën në PD, si dhe marrëveshjen mes Gazment Bardhit dhe opozitës për komisionet hetimore.

Ai u shpreh se i kanë mbështetur komisionet në princip, por nuk mbështesin pazaret që bëhen në emër të komisioneve. Mes të tjerash Kulluri nuk ka kursyer as ironitë për deputetin Gazment Bardhi.

“Kjo pjesë e opozitës mori vetëm një Komision, pasi për çështjen e sterilizimit Beqaj dhe 8 persona të tjerë janë marrë nën akuzë. Komisioni i TIMS është më i parëndësishmi. Unë do thosha që ka një produkt serioz nëse do të kishte një komision hetimor për çështjen e portit të Durrësit, për McGonigal.

Ne i kemi mbështetur komisionet në princip, por nuk mbështesim dot pazaret që bëhen në emër të komisioneve. Duhet të kemi parasysh që ndryshimet që ka bërë mazhoranca në ligjet për komisionet hetimore, u bë shkak që kjo palë ta çonte në Gjykatë Kushtetuese. Më pëlqejnë shumë këto pamjet e Gaz Bardhit me shokët dhe shoqet socialistë. E gjitha është fake.”, u shpreh Kulluri në Euronews Albania.

Artikulli paraprakEnkelejd Alibeaj: Efekti tjetër i pazarit Foltore-Rama. Ngushtohet hetimi parlamentar
Artikulli tjetërNga banja me ujë të ngrohtë, tek aktiviteti fizik, ja mënyrat natyrale për zbutjen e dhimbjeve të reumatizmës në shtëpi