Kufoma në Zvërnec, 31-vjeçari është vrarë për 1.3 ton drogë

31-vjeçari, kufoma e të cilit u gjet e dekompozuar në bregdetin e Zvërnecit në qytetin e Vlorës është vrarë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e 31-vjeçarit Luan Isai kishte disa plagë në trup. Identifikimi u bë pas analizave të ADN-së, të cilat konfirmuan dyshimin se trupi i dekompozuar i përkiste 31-vjeçarit, i njohur edhe me emrin Loni. Gjithashtu policia ka sekuestruar dy automjetet në pronësi të tij, një “Benz” dhe një “BMW” me targa italiane. Sipas raportimeve, Isai për BMW-në kishte thënë se ishte i disa miqve italianë. Me këtë detaj, duket se pista kryesore e policisë mbetet të jetë ajo e vrasjes.
Luan Isai, i njohur ndryshe si Loni, ishte pronari i një bilardoje në Vlorë, u identifikua fillimisht nga rrobat nga miqtë e familjarët, por me analizat e ADN-së u vërtetua kush ishte. Që prej datës 8 shkurt, kur kishte dhe postimin e fundit në rrjetin social Facebook, Isai u denoncua nga familjarët si i zhdukur, deri kur iu gjet kufoma më 9 mars në Zvërnec. 31-vjeçari i fejuar prej kohësh, njihej si person i qetë, jo problematik dhe sipas miqve e të afërmëve nuk dihet të ketë pasur konflikte të mundshme.
Isai u gjet jo shumë larg vendit ku në muajin shkurt, policia sekuestroi një gomone të braktisur, si dhe disa çanta me rreth 1.3 ton kanabis sativa. Thuajse në të njëjtën ditë, që është denoncuar zhdukja e Isait, policia është njoftuar edhe për zhdukjen e dy personave të tjerë nga Vlora. Ata dyshohet se mund të kenë qenë në gomonen e ngarkuar me drogë. Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, tre personat dyshohet se kanë rënë nga mjeti lundrues në det, çka mund të ketë çuar edhe në mbytjen e tyre.
Familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të riun që prej datës 15 shkurt 2017. Policia po vijon hetimet për zbulimin e shkaqeve të mbytjes, ndërsa dyshohet se ai ishte nisur me gomone drejt Italisë për të transportuar kanabis. Por, ngjarja nuk ka lidhje me skafin e braktisur me drogë që u gjet pranë Sazanit pak ditë më parë. Për këtë ngjarje dyshohet për dy të zhdukur të tjerë në det. Me identifikimin e trupit të pajetë që u gjet në Zvërnec Policia e Vlorës është në kërkim të dy personave të tjerë të zhdukur.
Dyshohet që ata kanë qenë në një gomone, e cila u gjet e braktisur, pasi ishte përplasur me shkëmbinjtë në ishullin e Sazanit. Në atë mjet lundrues, policia gjeti në 11 Mars dhe sasinë prej 1.3 ton kanabis sativa. Policia e Vlorës nuk bën lidhje midis këtyre dy të zhdukurve dhe Luan Isait që u gjet i vdekur në gjirin e Zvërnecit, por dyshon se të gjithë këta persona janë marrë me transport të kanabis sativa drejt Italisë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth fatit të dy të zhdukurve që mendohet të kenë qenë në gomonen e Sazanit, por dyshohet se ata mund të jenë mbytur. Ndërkohë për 31-vjeçarin Luan Isai, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët që në 15 shkurt, policia po vazhdon hetimet mbi shkakun e vdekjes. Ajo sekeustroi dhe dy automjete të tij me targa italiane, për të cilat Isaji u kishte thënë të afërmëve se ishin të dy miqve italianë.
Vrasjet pwr pazaret e drogws janw shtuar gjatw ditwve tw fundit. Para katër ditësh një 39-vjeçar u vra për drogën në fshatin Braçanj të Devollit. Njëri nga të plagosurit ka rrëfyer para hetuesve se, 39-vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit u masakrua për vdekje për drogën që do të trafikohej drejt Greqisë. I plagosuri, ka dhënë dëshminë e tij, duke deklaruar se vrasja ka ndodhur për një borxh prej 12 mijë eurosh për një sasi droge të trafikuar në Greqi.

Artikulli paraprakTë shtëna me armë në Elbasan, një i plagosur, terrorizohen banorët
Artikulli tjetërManjani: Rama kërcënoi gjyqtaren pse nuk burgosi një plak për dritat