Kryetari i PD Gramsh për dhunimin: Gjysëm ore torturë psikologjike, na bllokuan në makinë

Elmas HARUNI

Të dashur miq, shokë dhe kolegë. Më duhej një kohë për të reaguar nga ngjarja e stisur ditën e premte ku unë po udhëtoja me një bashkëpuntorin tim. Ishte një ngjarje shumë provokative dhe me shumë stres përtej çdo ekstremi njerëzor. Policia ndaloi makinën, sikur kishte marrë sinjale për kanabis apo drogë, ndaj dy arsimtarëve pa asnjë arsye, përveç faktit që kishim mbyllur një aktiv të PD. Ne, akoma nuk na është mbyllur e drejta e aktiviteteve politike.
Sikur të mos të mos mjaftonte e gjithë kjo skenë, për ta shtuar dozën e provokimit, na morën edhe çelësat e makinës dhe në mes të një vape shkatërruese, na mbyllën brenda makinës me të vetmin synim që të na lodhnim fizikisht dhe psikologjikisht, sikurse edhe duket në videon e shpërndarë në të gjithë rrjetet sociale (jo nga policia), ku gjithsesi duhet të theksoj që kishte kaluar mbi gjysëm ore torturë psikologjike.
Pavarësisht se policët më provokuan, po i shkruaj këto radhë, për të treguar gjendjen emocionale dhe psikologjike, nën të cilën unë dola nga vetja duke përdorur fjalor për të cilin nuk ndjehem mirë dhe do të doja që t’ju kërkoja ndjesë të gjithë shokëve, miqve, kolegeve, dhe veçanerisht nxënësve të mi.

haruni1

Artikulli paraprakStudiuesi italian i historisë shqiptare Paolo Muner i bashkohet protestës: S’mund të lejohet prishja e Teatrit
Artikulli tjetërNjë histori mjerimi në mes të Tiranës, Berisha publikon videon tronditëse