Kryepolici i Pukës mbron bandën e fushatës së PS

Shefi i Komisariatit të Policisë së Pukës, Pal Marku, vihet në mbrojtje të bandave të PS që qarkullojnë me armë në makinë në qytet. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar në adresë të tij nga një inspektor policie në Pukë. Inspektori i policisë i shkruan Berishës se, ka qenë në një patrullë policie për të bllokuar një makinë, në të cilën ndodhedhin disa persona të armatosur, por kanë hasur në rezistencë nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Anton Kola, ndërsa shoferi i kryetarit të Bashkisë, Sokol Frroku, me precedentë penalë ka kërcënuar punonjësit e policisë që të lënë të lirë makinën ku ndodheshin personat e armatosur. Në vendngjarje ka qenë edhe shefi i Komisariatit të Policisë së Pukës, Pal Marku, por ai është vënë në mbrojtje të banditëve të armatosur, pasi ishin pjesë e fushatës së PS të mbështetur nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Narko-Policia e Noriegës dhe narko-drejtorit Çako, një me bandat dhe Partinë kanabiste! “Inspektori dixhital i policisë denoncon shefin e Komisariatit të Policisë të Pukës, Pal Marku, i cili pengon kryerjen e detyrës së patrullave të policisë dhe mbron banditë, armëmbajtës pa leje dhe me makinë me targa falco. Informon për çdo gjë Gjon Gjonajn dhe mbron bandën e këtij të fundit. SHKB qëndron në anën e banditëve dhe shkelësve të ligjit. Lexoni mesazhin dhe dokumentat që inspektori dixhital ka dërguar për ju!”, shkruan Berisha.
“Policia në Pukë ka kontrolluar lidhjet kriminale të kryetarit të Bashkisë dhe shefit të Komisariatit Pukë, një miltant i PS bllokon veprimet. Më poshtë informacioni: 10.06.2017, 17:46:33: Mbrëmë kemi qenë duke bërë kontroll të dy makinave, pasi kishim informacion se po lëviznin me armë me vete, i ndaluam, por gjatë kontrollit kishim shumë rezistencë, sidomos nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Anton Kola dhe pas pak vjen shoferi i Kryetarit të Bashkisë, Sokol Frroku me precedent penalë dhe na kërcënoi. Ishte prezent edhe shefi i Komisariatit, Pal Marku dhe u doli në krah atyre. Nuk na la t’i shoqërojmë në Komisariat. Tani po vijnë nga SHÇKB të na marrin në pyetje dhe të na hetojnë neve.
Personat me precedenë penalë që kanë qenë mbrëmë në ngjarje dhe nuk na la shefi i komisariatit t’i shoqërojmë janë: Sokol Ndrec Frroku, Marin Jak Rrukaj dhe Armir Mark Vasiaj. Kanë qenë edhe të tjerë, të cilët merren me fushatën e Gjon Gjonajt, por këta janë kryesorët. Po të jap si informacion për çdo gjë që ndodh në komisariat. Shefi Pal Marku e informon Gjon Gjonaj dhe rri me të gati çdo natë, na jep urdhëra të kundërligjshme në shërbim të këtyre të PS. Veprimet që ka kryer policia, dhe makina me targa falso”, shkruan inspektori i policisë.
Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, vazhdon fushatën për PS, duke nxjerrë edhe punonjësit e administratës në mitingje, ndërsa ushtron terror ndaj opozitës. Para pak ditësh, bashkiakët e Gjonajt ushtruan dhunë ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni. Me urdhër të Gjonajt, forcat e Policisë së Rendit dhe të Policisë Bashkiake kanë rrethuar lokalin e kreut të fushatës së PD, Demir Hyseni dhe më pas kanë shkatërruar karrigen dhe pajisjet e tjera për motive politike.
Policia ka ushtruar dhunë ndaj Demirit dhe ka marrë me forcë të gjitha karriget dhe tavolinat që ndodheshin në lokalin e tij. Policia Bashkiake ka pretenduar se karriget dhe tavolinat janë marrë nga lokali për shkak se është zënë hapësira publike, por në lokalet e tjera nuk është ndërmarrë një aksion i tillë.
Dhuna dhe terrori ndaj shefit të shtabit të fushatës së Partisë Demokratike të Pukës, Demir Hyseni, është ushtruar për motive politike. Pak ditë më parë, Gjonaj ofendoi si bandit mjeken e shëndetit publik, Marte Deda. Kryetari i Bashkisë ka bërë debate të ashpra, ku ka ofenduar rëndë nga Dr. Marte Deda, kryetarja e gruas për PD Pukë, si dhe shefin e Burimeve Njerëzore, Ndue Lala.

Artikulli paraprakProtestuesit i bllokojnë rrugën Ramës në Shkodër, 3 në pranga
Artikulli tjetërMimi, fushatë me mjetet e ushtrisë për votat në Has