Kryemadhi: Rilindja i urren shqiptarët, pas 25 prillit do të kthejnë një më një çfarë kanë marrë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në njësinë nr.1 në Tiranë gjatë një takimi elektoral për shembjen tek materniteti ‘’Mbretëresha Geraldinë’’.

Kryemadhi thotë se akti është vepër e mafites pasi po shembet një godinë e cila ka histori dhe memorie emocionale.

Ajo ka kërcënuar se kovën që ngritën mbi maternitetin, do u bjerë mbi kokën e tyre.

‘’Shembja e materniteti vepër e mafias. Pastrim i parave të pista dhe të inceneratorëve.

Rrënim i historisë e memories emocionale. Ata që kanë ngritur kovën e varinskit apo eskavatorit, për ta rrënuar atë godinë, mund të kenë qenë nën efekte komplet të tjera, por kova do u bjerë mbi kokën e tyre.

Rilindja ka një urrejtje për shqiptarët. Pasi shkatërroi mjekët, pensionistët tani po shkatërron dhe memorien. Materniteti, i ndërtuar nga një grup i jashtëzakonshem mjekësh. Pas 25 prillit angazhohemi për rindërtimin e teatrit. Angazhohemi që të gjithë përgjegjësit ti çojmë perpara drejtësie që të kthejnë një më një çfarë kanë marrë.’’- tha Kryemadhi.

Artikulli paraprakPrishja e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”/ Meta: Tjetër sulm kriminal i Ramës kundër historisë
Artikulli tjetërKomisionerja e BE përgëzon Bashën për programin e arsimit: Axhendë e përqendruar tek kërkimi dhe inovacioni