Krimi trondit Lushnjën! Vritet pronari i një lokali, plagosen rëndë tre persona

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes. Persona ende të paidentifikuar kanë akzekutuar pronarin e lokalit, Bledar Muça, 40-vjeç. Si pasojë e breshërisë së plumbave kanë mbetur të plagosur edhe tre persona.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. Sipas burimeve, personat që kanë qëlluar me breshëri plumbash ndodheshin në një automjet tip Golf me ngjyrë të zezë.

Në  momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i analistit nga Kosova ndaj Ramës: O vorr, nuk e ke as idenë ma të vogël se ç’ka po fol…
Artikulli tjetërAtentati në Lushnje/ Si u ekzekutua biznesmeni në lokalin e tij