Krimi trondit Fierin, plagoset me armë një biznesmen dhe grabitet një pikë këmbimi valutor brenda një ore

Një plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. I plagosur mësohet se ka mbetur pronari i një biznesi të vogël përballë gjimnazit. Ende nuk dihen motivet.
Nga të dhënat e para është mësuar se dy persona dyshohet se kanë dashur të grabisin një pikë këmbimi valutor. Në këto momente ka ndërhyrë edhe pronari i byrektores që ndodhej ngjitur me dyqanin tjetër. Grabitësit kanë qëlluar me armë duke e lënë të plagosur. Policia ka vënë në pranga njërin nga autorët pas ndjekjes së bere nga efektivet.

plagosja fier

Grabitet pika e këmbimit valutor
Një pikë e këmbimit valutor është grabitur paraditen e sotme në qytetin e Fierit por autori është ndaluar pak minuta pas ngjarjes. Autori është kapur pas ndjekjes nga policia.
Mësohet se ai ka braktisur mjetin dhe është hedhur në lumë për të kaluar në anën tjetër. Policia e ka ndjekur duke bllokuar dhe një çantë me lekë që kishin grabitur. Policia po ndjek dhe autorin e dytë.
Burime nga policia thanë se është vënë në pranga njëri nga autorët që është një i ri nga Vlora. Autori i kapur është me inicialet D. S., rreth 32 vjeç nga Vlora, bën të ditur burimet policore. Dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakDashamir Shehi: Bota po e rrethon këtë vend me policët e vet, e kanë me Ramën
Artikulli tjetërNeranxi: Rama ka instaluar një shtet kriminal në çdo qelizë