Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ironizon Edi Ramën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zgjedhur një postim mjaft pikant për të ironizuar Edi Ramën në lidhje turin e tij për të takuar diasporën, por edhe për përpjekjen e tij dhe të Rithemelimit për të mos lejuar Listat e Hapura.

Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu demokrat ka zgjedhur të ironizojë me të ashtuquajturën “shqiponjë të krenarisë kombëtare”, por që në gishtat e mëdhenj të duarve  të vendosë Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, ndërsa në gishtat e secilës dorë të vendosë “viktimat” e shkaktuar nga SPAK-u si pasojë e korrupsionit qeveritar të Partisë Socialiste, duke filluar nga Saimir Tahiri, Lefter Koka etj.

“KRENARË – Pa votën e diasporës. Pa lista të hapura” – ironizon Basha.

Artikulli paraprakAshtu si e kishte paralajmëruar Basha dhe PD/ Nga pazari Rithemelim-PS për Amnistinë përfituan 80 të dënuar nga Gjykata e Posaçme!
Artikulli tjetërUlin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës, ja cilat ushqime mund t’i konsumoni çdo ditë