Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e nis ditën duke biseduar me qytetarët në Fushë-Krujë

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  në vijim të turit të tij, sot ka zgjedhur degën e Fushë Krujës për të takuar qytetarët e për të biseduar me ta për problemet dhe zgjidhjet që duhen për këto probleme.

Ditën e takimeve Basha e nisi me një kafe pune me strukturat e degës së PD në këtë Njësi Administrative.

“Kafe pune në Fushë-Krujë me strukturat e Partisë Demokratike, për të vijuar turin tonë derë më derë pranë njerëzve. Vëmendja jonë, energjia jonë, përkushtimi ynë është vetëm te qytetarët, jo te telenovela politike, që i shërben halleve të pak politikanëve”, – shkruan Basha krahas fotove të postuara në Facebook

Gjatë ditës, Basha do të ketë takime me qytetarë e sipërmarrës në këtë zonë dhe do të shpalosë idetë dhe zgjidhjet që ofron PD për situatën ku ndodhet vendi.

IMG 20231030 WA0014
Artikulli paraprakVetmia të sëmur, por a shkakton edhe Parkinsonin?
Artikulli tjetërNuk ndalet Sali Berisha, shpall SPAK organizatë kriminale!